Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) vazhdoi në rënie gjatë tetorit për të tretin muaj, me 0.4 pikë nga shtatori.
Rënien më të fortë e pati besimi i konsumatorëve, me 7.4% nga muaji i shkuar. Sipas BSH-së, kjo është ndikuar nga rritja e çmimeve dhe pritet që do të rriten akoma më shumë.
Edhe treguesi i besimit në tregti ra me 0.7 pikë përqindje në muajin tetor, për të tretin muaj radhazi, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet më të dobëta të bizneseve të tregtisë për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Bizneset kanë pritshmëri pozitive për të ardhmen lidhur me porositë dhe punësimin.
Treguesi i besimit në industri dhe ndërtim shënuan rritje me 5.6 dhe 2.3% respektivisht. Bizneset e industrisë kaë përjetuar rënie të prodhimit dhe të punësimit, por presin rritje të ccmimeve të mëtejshme.
Bizneset ndërtuese kanë pasur rënie në kontratat porositëse, por më pas aktiviteti ndërtues u rikuperua.
Edhe treguesi i besimit në shërbime iu rikthye gjithashtu drejtimit në rritje, duke arritur nivelin më të lartë të tre viteve të fundit. Rritja e tij me 4.6% në muajin tetor u ndikua nga performanca pozitive e biznesit dhe me rritjen e kërkesës për shërbime. Bizneset vlerësojnë situatën aktuale të punësim në rritje. Bizneset e sektorit të shërbimeve vlerësojnë rritje relativisht të ndjeshme të çmimeve në këtë sektor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.