Milan heq dorë nga Paratici për rolin e Drejtorit Sportiv. Mgjs kishte arritur një akord verbal me Giorgio Furlani-n (Administratori i Deleguar) njeriu që drejtoi Juventusin dhe Tottenham ka probleme me ligjin dhe është ende nën hetim penal. Aktualisht Paratici është i skualifikuar deri në 20 Korrik.

Në këto kushte Milan “hedh” sytë sërish nga Igli Tare. Ish sulmuesi kuqezi I njohur për punën e bërë si Drejtor Sportiv te Lazio. Tony D’Amico (Atalanta) dhe Giovanni Manna (Napoli) janë dy kandidatë të tjerë në garë me Igli Taren. Milan kërkon prej disa muajsh të emërojë Drejtorin e ri Sportiv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.