Ka ndodhur

Bie nga tarraca e banesës, humb jetën 65-vjeçari

Gazeta Si – Një 65-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”.

Sipas policisë, B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë