Një 63-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e të shtunës në Sarandë pasi ka rënë nga lartësia në Sarandë.
Policia bën me dije se i moshuari që punonte si roje në një pallat, ishte në katin e 15 të ndërtesës, por për arsye ende të paqarta ra një kat më poshtë duke ndërruar jetë në vend.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




