Ka ndodhur

Bie nga lartësia e pallatit teksa po punonte, vdes 58-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një 58-vjeçar me inicialet A. Sh., ka ndërruar jetë në Tiranë pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku dhe po punonte.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Thatë. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë