Ka ndodhur

Bie nga kati i pestë i pallatit, ndërron jetë 55-vjeçarja në Tiranë

Një 55-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i 5-të i pallatit. Viktima është identifikuar me inicialet A. M.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”, teksa mbeten të paqarta rrethanat.

"Më datë 23.06.2023, rreth orës 17:30, në rrugën 'Komuna e Parisit', dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte shtetasja A. M., rreth 55 vjeçe, dhe si pasojë ka ndërruar jetë", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë