Nga Gazeta Si – Një punëtor ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasditen e kësaj të marte në kryeqytet. Ai ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar.
Mësohet se viktima është shtetasi Krenar Aliu, 50 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit, rreth orës 16:55.
“Më datë 10.05.2022, rreth orës 16:55, në rrugën ‘Kasem Shima’, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i një banese ku ishte duke punuar, shtetasi K. A., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




