Ka ndodhur

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 65-vjeçari në Divjakë

Gazeta Si- Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete pranë banesës së tij në Divjakë, pasi dyshohet e ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spolat, ku viktima me iniciale B.Ç., u gjet i pajetë. “Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike”, – njofton policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë