Pas rritjes së fortë , vjen rënia megjithëse e lehtë.
Sipas statistikave të fundit publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë ishte 568 miliardë lekë në fund të muajit nëntor, me një rënie të lehtë prej 329 milionë lekësh në krahasim me muajin e mëparshëm.
Rënia ndodhi nga tkurrja e huasë në valutë për korporatat. Ajo ishte 0.75%, ose me 1.5 miliardë lekë më pak se në tetor . Ndërsa kredia për individë vijon me rritje , me 0.35% në raport me muajin e mëparshëm, si në lekë ashtu dhe në valutë.
Gjatë këtij viti, huadhënia për ekonominë ishte rigjallëruar pas disa vitesh në stanjacion. Me bazë vjetore, (nëntor 2019/nëntor 2018), kredia për ekonominë është rritur me 6.3%, e ndikuar si nga leku ashtu dhe nga valuta.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha në daljen e fundit për shtyp se kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.5% në tremujorin e tretë. Përshpejtimi i ritmit të rritjes i dedikohet jo vetëm zgjerimit të kërkesës.
Nga bankat e lehtësuar nga kredia e keqe e cila ra në 10,6 përqind, por dhë përmriësimi I mjedisit, është rritur oferta për kreditë. Më shumë se këto dy arsye ndikoi edhe rritja e konkurrencës dhe përfundimi I procesit të kosolidimit të sistemit pas disa blerje shitjeve.
A do të ndikojë tërmeti?
Ekspertët e bankave presin që huadhënia për ekonominë të ndikohet nga tërmeti me pasoja shkatërruese që ra në 26 nëntor. Shumë biznese, sidomos në Durrës, janë prekur dhe të tjera po rishikojnë planet e tyre për investime. Ndërsa qindra banesa të reja janë dëmtuar, një pjesë e të cilave me kredi.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një takim me drejtuesit e bankave u kërkoi atyre të krijojn lehtësi për të prekurit nga tërmeti “T’u vijnë në ndihmë klientëve të tyre të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, duke u ofruar të gjitha lehtësitë e mundshme, si nëpërmjet rishikimit të kushteve të marrëdhënieve ekzistuese, ashtu edhe trajtimit të kujdesshëm të kërkesave të tyre në të ardhmen”-tha Guvernatori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.