Para

Bie kredia për mikrondërmarrjet. Rritet për biznesin e mesëm dhe të vogël

Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë, kreditimi i biznesit të vogël dhe të mesëm është rritur vrullshëm ku në fund të shkurtit arriti vlerën e 169.5 miliardë lekëve, nga të cilat  99.1 miliardë lekë ishin për biznesin e mesëm  dhe 70.4 miliardë për biznesin e vogël.

Kreditimi për biznesin e mesëm u rrit në raport vjetor me 16.7%, ndërsa për biznesin e vogël me  11.35%.

Biznesi i madh ka shifrën më të lartë të kredisë, me total 191 milionë lekë, por ka rritje më të vogël në raport me SME-të,( small-medium-enterprises), vetëm 9.5%.

Të gjithë kreditë janë me maturim 5-vjeçar.

Rënie pati kreditimi për mikrobizneset i cili në fund të shkurtit arriti vlerën e 9.5 miliardë lekësh, përgjysmuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë