Ekonomi

Bie konsumi i popullatës në gjysmën e dytë të vitit

Konsumi i popullatës ka rezultuar me rënie në dy tremujorët e fundit të 2018-ës.

Konsumi final i popullatës u rrit vetëm me 0,78 % në tremujorin e katërt të 2018-ës me krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2018.

Në tremujorin e tretë kjo rritje ka qenë 1,26 % dhe në tremujorin e dytë konsumi i popullatës ka shënuar 1,65 % rritje.

Të dhënat e INSTAT tregojnë për një rritje edhe të konsumit final të qeverisë me 0,49 % gjatë tremujorit të katërt 2018.

INSTAT thotë se Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rënie me 0,19 %.
Po ashtu edhe eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1,05 % ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 0,69 %.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë