Bota

Bie kompania globale e sigurisë së internetit, bllokohen X, Chatgpt dhe gjigandët e teknologjisë

Nga Gazeta ‘SI’ – Bie kompania globale e sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, mijëra website e platforma nuk funksionojnë

Një ndërprerje e përmasave globale ka goditur sot shërbimet e Cloudflare, kompaninë gjigante të sigurisë dhe infrastrukturës së internetit, duke shkaktuar probleme serioze në platforma si X (ish-Twitter), OpenAI, Canva, PayPal, Uber si dhe në një sërë sitesh dhe lojërash online.

“Cloudflare është në dijeni dhe po heton një problem që potencialisht ndikon te shumë klientë”, tha kompania në një reagim.

“Detaje të mëtejshme do të ofrohen sapo të bëhen të disponueshme më shumë informacione”, vijon më tej njoftimi.

Problemet filluan rreth orës 12:00 të mesditë sipas orës së Shqipërisë, megjithëse në atë kohë disa faqe interneti dukeshin se po ngarkoheshin kur u rifreskuan. Cloudflare postoi një përditësim duke pranuar problemin rreth 15 minuta më vonë.

15 minuta të tjera më vonë, kompania postoi një përditësim duke thënë se “po vazhdonte të hetonte këtë problem”, por nuk dha asnjë tregues se ishte në dijeni të shkakut të një problemi ose një mënyre për ta zgjidhur atë.

Cloudflare u ofron shërbimet e saj të infrastrukturës së internetit kompanive në të gjithë botën, zakonisht duke e bërë këtë në një mënyrë që është e padukshme për përdoruesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë