Nga Gazeta ‘Si’ – “Kam aplikuar për një kartelë të rifreskuar për shtëpinë prej dy javësh dhe nuk kam asnjë përgjigje. Noterja që ma kreu aplikimin më thotë se sistemi online i hipotekës ka probleme vazhdimisht duke vonuar përgjigjet e aplikimeve’, thotë për Gazetasi.al Flutura, një qytetare nga Tirana.
Sipas saj, vonesa e përgjigjes së aplikimit i ka shkaktuar problem në bankë në një kredi që ka kërkuar të marrë.
LEXO EDHE:
– Historia e shkurtër e një dështimi – A do ta mundë digjitalizimi krimin në Kadastër?
– Kaosi i Kadastrës bllokon gjithçka me pronat. Asnjë shitje në tregun e pasurive të paluajtshme
Por dhe qytetarë të tjerë ankohen për mungesën e shërbimit online të hipotekës. Të pyetur nga Gazetasi.al, burime zyrtare nga hipoteka thonë se me futjen e shërbimit online nuk mban asnjë person përgjegjësi për situatën e krijuar.
‘Nuk ka asnjë person përgjegjës në rastet kur nuk funksionon sistemi online. Të gjithë jemi në pritje të rregullimit të sistemit, por këto janë situata të përsëritura”, thonë burimet.
Edhe noterët konfirmojnë problemet e shkaktuara prej rënies së sistemit on line të Kadastrës duke u shprehur për Gazetasi.al se sistemi online i Kadastrës ka sjellë vështirësi dhe vonesa për sektorin e dokumenteve të pronësisë.
“Shumë qytetarë nuk po arrijnë të blejnë dot prona apo t`i shesin ato’, thonë noterët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




