Para

Bie fluksi i parave në Shqipëri

Nga Gazeta ‘Si’-  Për të dytin muaj radhazi, interesi i shqiptarëve për të përdorur cash-in duket se po ulet, duke sinjalizuar një ndryshim të mundshëm në sjelljen financiare në vend.

Në shkurt 2026, 481.8 mld lekë qarkulluan jashtë sistemit bankar, me një rritje minimale prej 0.13% ose, 0.7 mld nga janari.

Paralelisht, edhe treguesit e tjerë monetarë tregojnë një rënie të fluksit të parasë në vend. Agregati M3, i njohur si paraja e gjerë, qëndroi në 1.98 trilionë lekë, me rënie të lehtë nga janari.

Në shkurt 2026, agregati M1 (paraja jashtë bankave, së bashku me llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë të rezidentëve jobanka, pa përfshirë qeverinë) ra me rreth 6 mld lekë krahasuar me janarin, duke shkuar në 982 mld.

Ndërkohë, agregati M2, që përfshin M1 plus depozitat me afat në lekë të rezidentëve jobankar miliardë lekë brenda një muaji, duke arritur në 1.1214 trilionë lekë.

Rënia e cash-it duket të jetë rezultat i nismës së qeverisë për të kufizuar paranë e dorës, ndërsa treguesit e tjerë sinjalizojnë një ngadalësim të shpenzimeve dhe konsumit.

Prej 1 janarit, individët nuk lejohen të kryejnë blerje me vlerë mbi 500 mijë lekë në cash, ndërsa bizneset ndalohen të kryejnë transaksione cash mbi 100 mijë lekë me subjekte të tjera.

Masat u miratuan pak muaj pasi kryeministri i vendit, Edi Rama, shprehu ambiciet e tij për ta bërë Shqipërinë, vendin e parë në botë pa para të thata. Momentalisht, Shqipëria renditet e treta në botë, përdorimin masiv të cash-it. Gjithsesi, është ende herët për të konfirmuar nëse po shohim një trend të ri të sjelljes financiare apo nëse bëhet fjalë vetëm për një efekt sezonal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë