Partizani përmbysi Dinamo City-n dhe e mbylli Kategorinë Superiore 2024-2025 në vendin e tretë. Gjithçka pas Finales së vogël në “Final4” që u zhvillua në “Elbasan Arena”. Kjo ishte sfida e pestë derbi mes dy skuadrave kryeqytetase që më herët (me renditjen në “Final4”) kishin siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. Madje Dinamo City fitoi edhe Kupën e Shqipërisë në Finalen ndaj Egnatias (ish fituese në fuqi).

Pasi nuk arritën Finalen e Madhe që do të zhvillohet në 12 Maj, sfida në qytetine Elbasanit përbënte një ngushëllim simbolik për mbylljen e sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme. Me këtë objektiv, blutë e Dajës u nisën më mirë dhe zhbllokuan pas 16’ me Devi Bregun (goli i 11 për të). Partizani nuk qëndroi pasiv por barazoi me Malaj (37’) dhe dyfishoi me Gudjufin (46’). Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Dinamo dorëzoi vendin e 3 tek Partizani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.