Treg

Bie çmimi i naftës. Investitorët i frikësohen një lufte ekonomike

Nafta po e mbyll javën me rënie, përballë tensioneve gjeopolitike, ndryshimeve nga OPEC dhe ndikimin e vendimeve të fundit të Amerikës.

Nafta e papërpunuar Brent tregtohet më 70.47 dollarë për fuçi, me rënie javore 3.4%. Ndërsa nafta e Teksasit ra me 3.6% në 67.23 dollarë.

Aleanca e vendeve prodhuese të naftës, OPEC njoftoi se në prill do të rrisë prodhimin e naftës, duke ndikuar në rënien e çmimit.

Edhe pse Trump njoftoi shtyrjen e hyrjes në fuqi të tarifave për Meksikën, Kinën dhe Kanadanë, investitorët mbeten të shqetësuar për të ardhmen e afërt dhe një luftë të mundshme ekonomike globale.

Një tension midis Zelenskyt dhe Trump javën e shkuar, nxiti luhatjet në tregun e karburanteve. Por ndërhyrja e Europës, duke siguruar vazhdimin e diskutimeve për paqe, mund të mbajë çmimet e naftës në nivele të ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë