Ekonomi

Bie besimi në ekonomi/ Konsumatorët heqin dorë nga blerjet e mëdha. Ndërtuesit presin rënie të punës

Nga Gazeta 'SI'- Besimi në ekonomi ra në maj me 1.1 pikë përqindje ndikuar nga pesimizmi i konsumatorëve, ndërtuesve dhe industrisë. Nga ana tjetër, besimi për sektorin e shërbimeve dhe tregtisë u përmirësua.

Konsumatorët, raporton Banka e Shqipërisë vlerësojnë një situatë financiare më të dobët dhe nuk janë të gatshëm për blerje të mëdha. Ata nuk janë optimistë për ekonominë e vendit dhe presin rritje të papunësisë. Besimi i konsumatorëve në ekonomi ra me 4.9 p.p gjatë majit.

Ndërtuesit kanë disa muaj tashmë që janë pesimistë për ekonominë teksa presin rënie të aktivitetit. Ata presin rritje çmimesh gjatë qershorit. Besimi i tyre ra me 0.6 pikë.

Treguesi i besimit për industrinë ra me 0.6 p.p në maj, ndikuar nga pritjet për rënie të prodhimit dhe kërkesës. Industria pret rënie të çmimeve.

Në prag të sezonit veror, besimi për bizneset e shërbimit u rrit me 2.1 p.p, pasi presin rritje të kërkesës, punësimit dhe rënie të çmimeve.

Besimi për tregtarët u rrit me 1.3 p.p në maj, ku ndikuan kryesisht pritjet më optimiste për punësimin në të ardhmen dhe çmimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë