Biznes

Bie aktiviteti i bizneseve në zonën e Euros

Aktiviteti i bizneseve në zonën e Euros ra ndjeshëm për shkak të masat strikte anti Kovid. I gjithë rajoni po përballet me rritjen e numrit të të infektuarve dhe shtrëngimin e masave ndaluese, duke shkaktuar një ‘’dhimbje’’ ekonomike.

Indeksi i Menaxherëve të Blerjes në eurozonë, që lidhet me prodhimin dhe shërbimin ra me 47.5 në Janar dhe 49.1 në Dhjetor.

Chris Williamson, shef i ekonomisë së biznesit në IHS Markit, thotë se një recesion i dyfishtë për zonën e Euros duket i paevitueshme.  Prodhimi ra në mënyrë të shpejtë dhe vazhdoi me përkeqësimin e kushteve të sektorit të shërbimit dhe një ulje të prodhimit, duke e cuar në nivelin më të ulët të 7 muajve të shkuar.

Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore të Europës  tha se masat aktive kundër përhapjes së Kovid vazhdojnë të rrezikojnë përdoruesit e Euros.

Variantet e reja të virusit kanë rritur dhe shqetësimet për vonesën e procesit të vaksinimit në Bashkimin Europian.

‘’Në këto momente një ndihmë ekonomike e mjaftueshme është e domosdoshme.’’ – u shpreh Lagarde. Banka Qendrore e Europës vendosi të mos i ndryshojë politikat e ndjekura mbi nivelet e interesit dhe ndihmat ekonomike përgjatë kësaj kohe.

Banka parashikon një rritje të PBB-së së vendeve që përdorin Euron që të zgjerohet me 3.9% në 2021 dhe 2.1% në 2022, kjo pas një rënie prej 7.3% vitin e kaluar. Gjithsesi çdo ndryshim në ekonomi varet nga mënyra si zhvillohet më tej pandemia.

Franca njësoj si vendet e tjera pati një tkurrje ekonomike dhe 4.7 % por gjatë Janarit bizneset franceze rritën numrin e të punësuarëve.

‘’Kjo tregon që bizneset i kanë hyrë rekrutimit të punonjësve duke besuar në rikuperimin e ekonomisë gjatë gjysmës së tjetër të vitit,’’ –tregon ekonomisti Elion Kerr.

Në Gjermani punësimi u rrit lehtshëm gjatë Janarit të 2021, me një Indeks Prodhimi prej 50.8% .

‘’Në fund  të fundit, Gjermani bëri një rimëkëmbje të ngadaltë të ekonomisë gjatë Janarit, por masat e marra që do të zgjasin deri në mesin e Shkurtit na japin një panoramë  më të qartë se si do të jetë situata deri atëherë,’’- thotë drejtori i IHS Markit.

Qeveria gjermane vendosi të zgjasë karantinimin deri më 14 Shkurt.

Burimi : CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë