Ka ndodhur

Bie aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, humb jetën 13-vjeçari në Elbasan

Gazeta Si – Një 13-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi ka rënë nga ballkoni i pallatit ku jetonte.

Sipas policisë, rezulton se 13-vjeçari kishte probleme me gjumin, pasi vuante nga somnambulizmi. Në momentin e incidentit ai ka qenë i vetëm në banesë.

“Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë”, – tha policia.

Nga veprimet e para hetimore, del se i mituri kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit).

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë