Ne rrjet

Biden u tërhoq nga gara, por do të përfundojë mandatin si president, ‘boom’ donacionesh për Kamala Harris

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u tërhoq të dielën nga gara presidenciale. Ai e njoftoi vendimin, pas thirrjeve të shumta në partinë e tij demokratë për të dalë nga gara pasi kishin humbur besimin tek aftësia e tij për të fituar ndaj rivalit republikan Donald Trump.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë njoftoi ndërkohë se presidenti do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit.

Mandati i Presidentit Biden përfundon më 20 janar 2025.

Ai shprehu mbështetjen për nënpresidenten Kamala Harris si kandidate të partisë për postin.

"Vendimi im i parë si kandidat i partisë në vitin 2020 ishte zgjedhja e Kamala Harrisit si nënpresidente. Dhe ka qenë vendimi më i mirë që kam marrë. Sot dua të ofroj mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë që Kamala të jetë e emëruara e partisë sonë këtë vit. Demokratë - është koha të bashkohemi dhe të mundim Trump-in. Le ta bëjmë një gjë të tillë", u shpreh ai.

Nga ana tjetër një ‘boom’ donacionesh ka patur 24 orët e fundit për demokratët, që kur Kamala Harris, nisi fushatën e saj.

46.7 milionë dollarë janë mbledhur nga donatorë të vegjël.

Kamala Harris po drejton zyrtarisht atë që deri pak orë më parë ishte ende fushata e rizgjedhjes së Joe Biden.

Sipas dokumenteve të depozituara në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, fushata ndryshoi emrin e saj nga 'Biden për President' në 'Harris për President'.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë