Gazeta Si – Nëse Rusia “kalon kufirin ukrainas, nuk do të ketë më një gazsjellës ‘Nord Stream 2’”. Kështu tha presidenti amerikan Joe Biden në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, pas takimit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë premtoj se gazsjellësi do të mbyllet. Nëse Moska pushton Ukrainën, NATO dhe ne jemi gati të ndërhyjmë”, përsërit presidenti amerikan.
Edhe Sholz ka premtuar se Gjermania “do të marrë të gjitha masat e nevojshme, do të jemi të bashkuar me aleatët dhe partnerët tanë”.
Një ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë do të çojë në “pasoja të shpejta dhe të rënda” dhe Moska “do të paguajë një çmim shumë të lartë”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po punojnë se si të kompensojnë një pjesë të rëndësishme të gazit që Evropa do të humbte në rast të mbylljes së gazsjellësit ‘Nord Stream 2’.
“Ne mendojmë se mund të mbledhim një pjesë të rëndësishme të asaj që do të humbiste, – vijoi Biden. – Të gjithë harrojnë se Rusia duhet të jetë në gjendje të shesë atë gaz dhe atë naftë. Rusia i qëndron kësaj, është një pjesë e madhe e buxhetit të tyre, në fakt është e vetmja gjë që ka në të vërtetë për sa i përket eksporteve. Po nëse shkurtohet, ata do të goditen fort”.
“Ne nuk mund të heshtim” për krizën ukrainase, forcimi i ushtrisë ruse në kufi është “një kërcënim për sigurinë evropiane”, thekson nga na e tij kancelari gjerman Olaf Scholz. “Ne kemi përgatitur një përgjigje në rast pushtimi”, – shtoi pasardhësi i Merkelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.










