Gazeta Si – Pas urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për trupat ruse në dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainën lindore, Presidenti Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë përfshirë ndalimin e financimit nga perëndimi, bllokimin e Nord Stream dhe autorizimin e forcave shtesë në Europë.
“Unë po shpall pjesën e parë të sanksioneve për të vendosur kosto ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj dje,” tha Biden në komentet nga Shtëpia e Bardhë . “Këto janë koordinuar ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë dhe ne do të vazhdojmë të përshkallëzojmë sanksionet nëse Rusia përshkallëzohet.”
“Sot, në përgjigje të pranimit të Rusisë se nuk do të tërheqë forcat e saj nga Bjellorusia, unë kam autorizuar lëvizje shtesë të forcave dhe pajisjeve amerikane, tashmë të stacionuara në Euvropë për të forcuar aleatët tanë baltikë: Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë,” -tha Biden.
“Ne po zbatojmë sanksione të plota bllokuese ndaj dy institucioneve të mëdha financiare ruse: VEB dhe bankës së tyre ushtarake.”
“Ne po zbatojmë sanksione gjithëpërfshirëse mbi borxhin sovran të Rusisë. Kjo do të thotë se ne e kemi ndërprerë qeverinë e Rusisë nga financimi perëndimor. Ajo nuk mund të mbledhë më para nga Perëndimi dhe nuk mund të tregtojë borxhin e saj të ri as në tregjet tona apo në tregjet europiane. “
“Do të vendosim sanksione ndaj elitave ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Ata marrin pjesë në përfitimet korruptive të politikave të Kremlinit dhe duhet të ndajnë gjithashtu dhimbjen.”
Biden tha se SHBA ka punuar me Gjermaninë për të siguruar që Nord Stream 2 të mos ecë përpara.
Ai gjithashtu vuri në dukje se nëse Rusia “vazhdon agresionin e saj”, mund të pasojnë sanksione shtesë.
“Vladimir Putin ka rrethuar Ukrainën me 150 mijë trupa. Dje njohu si republika dy rajone separatiste dhe tani ka leje për të futur ushtrinë në Ukrainë duke shkelur sovranitetin e një shteti.
Kjo ëdhtë një shkelje flagrante e ligjeve ndërkmbëtare dhe duhet të marrë një përgjigje të prerë nga komuniteti ndërkombëtar. Unë e kam takuar Putinin para pak më shumë se një muaji dhe i thash përballë se ne do të veprojmë nëse ata nisin luftën ndaj Ukrainës. Sot shpallim sanksionet e para ndaj Rusisë”, tha Biden duke theksuar se duke filluar nga nesër bankat ruse do të ndërpriten nga sistemi financiar ndërkombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



