Bota

Biden pranon rritjen e çmimeve të konsumit në SHBA. Putin: Kriza energjetike faji i Perëndimit

Gazeta Si - Të dhënat e inflacionit në Shtetet e Bashkuara "tregojnë koston e vendosjes së sanksioneve: kostot që po i imponojmë Putinit dhe miqve të tij, janë shumë më të larta dhe më shkatërruese se ato të Shteteve të Bashkuara".

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Joe Biden, duke komentuar rritjen e çmimeve të konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat në shkurt kërcyen me 7.9% në nivelin më të lartë në 40 vjet.

Trendi i inflacionit “na kujton se familjet amerikane kanë filluar të ndjejnë efektin e rritjes së çmimit të shkaktuar nga Putini”, - vijoi Biden.

Por nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin, tha në televizionin shtetëror rus, se vendet Perëndimore që po ndërmarrin sipas tij “hapa jomiqësore” kundër Rusisë dhe ekonomisë së saj, duke iu referuar sanksioneve të vendosura pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Putin drejtoi gishtin drejt Perëndimit duke thënë se ata “iu bëjnë thirrje qytetarëve të shtrëngojnë rripat dhe të veshin rroba të ngrohta” teksa ka fajësuar sanksionet perëndimore për përkeqësimin e situatës.

“Gjithçka po duket shumë e çuditshme”, ka thënë ai. Putin vazhdoi të këmbëngulë se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji elektrike dhe nuk ka faj për rritjen e çmimeve. “Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara, mos na fajësoni neve”.

Putin thekson se nëpërmjet menaxhimit të jashtëm të atyre bizneseve që mbyllin objektin e tyre, më pas mund “t’u dorëzojë këto ndërmarrje atyre që janë të gatshëm të punojnë”. “Ne do të gjejmë një mënyrë ligjore për ta bërë këtë”, është shprehur Putin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë