Bota

Biden: Ukraina pushtohet në shkurt

Gazeta Si – “Ekziston një mundësi konkrete që rusët të pushtojnë Ukrainën në shkurt”, është paralajmërimi i ripërsëritur nga Joe Biden për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskij, sipas zëdhënëses së Këshillit të Sigurisë Kombëtare Emily Horne.

Sipas Alexander Marquardt, korrespondent i CNN, Biden i tha gjithashtu Zelenskijt që të përgatiste vendin “për pushtimin e Kievit nga trupat ruse”.

Tensioni në aksin Uashington-Moskë-Kiev, mbetet shumë i lartë edhe pas përpjekjeve të dështuara për dialog mes diplomacisë së dy superfuqive.

“Ne vazhdojmë të shohim edhe në 24 orët e fundit, një dislokim më të madh të forcave luftarake të dislokuara nga rusët, sërish, në pjesën perëndimore të vendit të tyre dhe në Bjellorusi, pranë kufirit me Ukrainën”, shpjegoi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, duke specifikuar megjithatë se vendosja nuk është “e përcaktuar”.

Pentagoni njoftoi gjithashtu se disa nga njësitë që janë vënë në gatishmëri, do të vendosen përfundimisht në Evropën Lindore në rast se Rusia pushton Ukrainën, me një total prej 8,500 forcash.

Këto përfshijnë elementë të Divizionit të 82-të Ajror dhe Korpusit të 18-të Ajror, të dyja me bazë në Fort Bragg, Karolina e Veriut. Pastaj ka elementë nga Divizioni i 101-të Ajror nga Fort Cambell, Kentucky dhe elementë nga Divizioni i Katërt i Këmbësorisë nga Fort Carson, Kolorado.

Gjithashtu, të përfshira janë baza ajrore Davis-Monthan, Arizona, Fort Hood, Teksas, baza ajrore Lewis-McChord, Uashington, Fort Polk, Luiziana, Baza ajrore Robins, Xhorxhia, Fort Steëart, Xhorxhia, baza ajrore Wright-Patterson, Ohajo.

Njësitë e mobilizuara përfshijnë formacione mjekësore, ajrore, logjistike dhe të mbështetjes luftarake. Shumica e trupave në dispozicion janë të dedikuara për forcën e reagimit të shpejtë të NATO-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë