Gazeta Si- Joe Biden ka paralajmëruar Iranin se “nëse vazhdon të sulmojë trupat amerikane në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ‘hakmerren’. Ky është paralajmërimi im për ajatollahët”, tha presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin australian Anthony Albanese.
Sa i përket Izraelit, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ai nuk i kishte kërkuar Benjamin Netanjahut të vononte pushtimin e Gazës.
“Izraeli duhet të mbrohet, por nuk duhet të ketë më sulme të kolonëve ndaj palestinezëve, – vijoi ai. – Zemërimi i Izraelit pas sulmeve mizore është i kuptueshëm, Izraeli ka të drejtën dhe detyrën të mbrohet dhe ne do të sigurojmë që ai të ketë mjetet e nevojshme”, vazhdoi Biden.
“Është gjithashtu e vërtetë që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez” dhe, shtoi ai, se sulmet nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet “të ndalen tani”.
Sipas presidentit, këto sulme “i hedhin benzinë zjarrit” dhe se ato ndodhin “në vendet ku palestinezët kanë të drejtë të jenë”.
Presidenti amerikan foli edhe për projektin kundër globalizimit të zbatuar nga Kina.
“Rruga e Mëndafshit ka rezultuar e padobishme për vendet që i janë bashkuar”, deklaroi ai, duke nënvizuar se SHBA-ja punon me G7 për të “siguruar infrastrukturën për kombet me të cilat po negocion Xi Jinping”.
Biden më pas paralajmëroi Kinën “direkt” se aleanca midis Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve është “e hekurt”.
Deklarata vjen pas përplasjes midis anijeve të Manilas dhe Pekinit në ujërat e diskutueshme të Marrit të Kinës Jugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



