Bota

Biden: Luftë e brendshme për pushtet në Rusi, SHBA dhe NATO nuk janë përfshirë

Gazeta Si – “Situata në Rusi është pjesë e luftës së brendshme të sistemit rus, SHBA-të dhe NATO e kanë bërë të qartë se nuk janë të përfshira”, – ka theksuar së fundi presidenti Joe Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë.

Biden ka dhënë udhëzime për ekipin e sigurisë kombëtare, për të monitoruar me kujdes ngjarjet e së shtunës në Rusi. SHBA-të duhet të jenë të përgatitura për skenarë të ndryshëm, ndaj dhe kërkohet raportim sistematik.

Presidenti amerikan pati gjatë fundjavës biseda telefonike me aleatët kryesorë, ndërsa tani ka dhënë këtë mesazh: “Është kritike. Duhet të jemi të koordinuar në përgjigjen tonë dhe atë që duhet parashikuar. Duhej të siguroheshim për të mos i dhënë Putinit asnjë mundësi, asnjë justifikim për fajësimin e Perëndimin apo NATO-s”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë