Administrata e Biden ka kërkuar konsultim publik për mënyrat se si të reduktojnë korrupsionin e kryer në tregun e pronave të patundshme në SHBA, si pjesë e aksionit kundër financave kriminale.
Shtëpia e Bardhë është fokusuar në transaksionet me para të thata në tregun imobiliar, që shpeshherë ka qenë strehë e kompanive guaskë dhe pastrimit të parave.
“Duke e nisur që nga masa dhe kapaciteti që ka, tregu i pasurive të patundshme në SHBA vazhdon të jetë një mjet i pastrimit të parave”,-tha Rrjeti kundër Krimeve Financiare në SHBA.
Drejtori i Rrjetit, Himamauli Das, shtoi se prekja e kësaj cështjeje do të forcojë sigurinë kombëtare të shtetit dhe sistemit financiar.
Para se të bëjnë rregullime, qeveria amerikane po heton se cila nga llojet e pronave janë subjekt i mashtrimeve.
Informacioni specifik do të ndihmojë që reforma të jetë më efektive dhe të minimizojë rrezikun në tregun imobiliar.
Sipas disa zyrtarëe nga Shtëpia e Bardhë, departamenti i Thesarit, gjatë kësaj jave do të publikojë disa sanksione kundër individëve të angazhuar në aktivtietet të quajtura “malinje”, përfshifrë korrupsionin, krimin e organizuat dhe abuzimin e të drejtave të njeriut.
Burimi:Financial Times/Përshtati:Gazeta “SI”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.