Bota

Biden firmos ligjin: Qeveria amerikane hapur për të paktën 45 ditë. Në rrezik fondet për Ukrainën

Presidenti Joe Biden miratoi projektligjin për financim që do të mbajë hapur qeverinë amerikane, të paktën edhe për 45 ditë.

Me këtë vendim, ai i dha fund 24 orëshit kaotik që goditi pjesën më të madhe të Uashingtonit, por la një nga prioritetet kryesore të Shtëpisë së Bardhë, ndihmën për Ukrainën, në rrezik serioz.

Gjithsesi ky lajm nuk është pozitiv, pasi 16 mld dollarët që i duhen Shtëpisë së Bardhë janë marrë nga një tjetër program, ku këto para qëndronin.

Por ligji përfundimtar nuk përfshinte ndihmën për Ukrainën dhe mungesa e saj nuk ishte vetëm një goditje për Biden, por edhe për Volodymyr Zelenskyy. Presidenti ukrainas sapo ishte takuar me presidentin dhe ligjvënësit javën e kaluar për të ngritur edhe një herë çështjen për fonde shtesë për mbrojtjen e Kievit kundër Moskës.

Brenda administratës, ndihmësit u përpoqën të minimizonin përjashtimin. “Kryetari McCarthy ka deklaruar mbështetjen e tij për ndihmën për Ukrainën”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se ata prisnin që ai të sillte një projektligj të veçantë në foltore “së shpejti”.

Dhe Biden gjithashtu theksoi pritshmërinë e tij se do të kishte një përpjekje tjetër për të kaluar ndihmën e Ukrainës në një afat të afërt.

“Ndërsa Kryetari dhe shumica dërrmuese e Kongresit kanë qenë të palëkundur në mbështetjen e tyre për Ukrainën, nuk ka financim të ri në këtë marrëveshje për të vazhduar këtë mbështetje”, tha Biden në një deklaratë. “Ne në asnjë rrethanë nuk mund të lejojmë që mbështetja amerikane për Ukrainën të ndërpritet. Unë pres plotësisht që Kryetari të mbajë angazhimin e tij ndaj popullit të Ukrainës dhe të sigurojë kalimin e mbështetjes së nevojshme për të ndihmuar Ukrainën në këtë moment kritik.”

Prej disa muajsh financat e qeverisë amerikanë ishin në vështirësi dhe ishte parashikuar shkarkimi i mijëra punonjësve. Të tjerë që punonin në punë kritikë si forcat ajrore, kontrolli ajror etj, kanë muaj pa u paguar.

/Politico


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë