Bota

Biden do t’i kërkojë Kongresit Amerikan 13 mld $ të tjerë për të mbështetur Ukrainën

Gazeta Si – Presidenti Joe Biden do t’i kërkojë Kongresit Amerikan 13 miliardë dollarë për të mbështetur Ukrainën.

Kërkesa e fundit e këtij lloji nga Shtëpia e Bardhë, në nëntor, ishte plotësuar, por kësaj radhe pëlqimi i Kongresit për ndihmën ndaj Kievit ka rënë, veçanërisht nga republikanët.

“Lidhur me çdo takim të mundshëm mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij Vladimir Putin, vendimi duhet të merret nga Kievi”.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi hipotezën e një takimi mes dy liderëve në kuadër të konferencës Coop28, e cila do të zhvillohet mes 30 nëntorit dhe 12 dhjetorit në Dubai.

“Ne e kemi bërë të qartë, se Ukraina është në pozitën drejtuese kur vjen puna për të vendosur për të ardhmen e saj dhe kjo është e vërtetë për çdo negociatë të mundshme”, shtoi zëdhënësi amerikan, i cili më pas kujtoi se Kievi është gjithmonë i hapur për negociata që respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, Vladimir Putin nuk duket se ka hequr dorë nga qëllimet e tij imperialiste dhe nuk ka ndërmend të tërheqë trupat e tij përtej kufirit ukrainas.

Ndërkohë, dy persona janë vrarë nga granatimet ukrainase në fshatin rus, Chausy, në rajonin Bryansk në kufi me Ukrainën, ka thënë guvernatori i këtij rajoni të enjten.

Një person tjetër u vra nga një sulm ukrainas në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Nova Kahovka në jug të Ukrainës, sipas zyrtarëve të emëruar nga Rusia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë