Italiani Marco Bezzecchi (piloton një Aprilia) triumfoi në “British Grand Prix” në atë që ishte fitorja e parë këtë sezon. Kaosi i të dielës në Silverstone arriti kulmin me flamurin e kuq për rrjedhje vaji në pistë ndërsa pilotë të shumtë u rrëzuan dhe u tërhoqën nga vendet e para në garë. Fitorja e Bezzecchi-t ishte e para për Aprilia-n prej “Grand Prix of the Americas” një vit më parë. Johann Zarco (LCR Honda) u rendi i dyti dhe Marc Marquez (Ducati) plotësoi podiumin duke lënë jashtë Franco Morbidelli-n.

Spanjolli rriti ndërkohë diferencën në Klasifikimin e përgjithshëm. Vëllezërit Marquez u rrëzuan kur ishin në kryesim përpara rifillimit të garës për shkak të vajit në pistë. Ndërsa Fabio Quartararo (i nisur nga “pole position”) rimori kreun përpara se të tërhiqej për problem mekanike në motorr. Kjo ishte fitorja e parë e Bezzecchi-t që nga “2023 Indian Grand Prix” që u bë fituesi i 11 në Silverstone në 11 garat e fundit në ishull. Alex Marquez i dha fund serisë pozitive të vëllait Marc në Garën Sprint të së shtunës.

Ai u nis mirë të dielën duke parakaluar Quartararo-n por humbi kontrollin në kthesën e parë. Marc u rrëzua gjithashtu në sektorin e fundit kur vaji mbeti në pistë pas përplasjes Morbidelli-Espargaro. Me rifillimin e garës Quartararo mori kryesimin pas ioncidentit të Francesco Bagnaia-s por Yamaha e tradhëtoi francezin që u dorëzua përpara Bezzecchi për fitoren e garës. Pilotët do të kthehen në pistë në fundjavën 7-8 Qershor për “Grand Prix of Catalunya” në cirkuitin “Motorland Aragon”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.