Politike

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar ‘Rama 4’

Nga Gazeta ‘Si’- Janë betuar përpara presidentit Bajram Begaj ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Edi Rama.

Presidenti Begaj lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë dhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”.

PD kërkoi më vonë me një shkresë zyrtare në Kuvend anulimin e seancës plenare dhe përsëritjen e saj. Demokratët e konsideruan përdorimin e ministres virtuale nga ana e Ramës si veprim në kundërshtim me ligjin dhe si provokim ndaj opozitës.

Ata argumentuan se sjellja e tyre nuk përbënte shkelje të etikës parlamentare, por ishte një formë reagimi e përdorur edhe në parlamente të tjera, duke sjellë si shembull një rast në Parlamentin Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë