Politike

Betohet Binaj, Kushtetuesja një anëtar larg funksionimit

Altin Binaj është gjyqtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. I zgjedhur nga Kuvendi në seancën e 17 dhjetorit me 96 vota pro, ai u betua këtë të martë para Presidentit Ilir Meta.

Emri i Altin Binajt ishte i vetmi i dërguar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për vakancën e hapur më 24 shtator nga ana e Kuvendit, ndërkohë që procesi i vlerësimit të kandidaturave për dy vakancat që i takojnë Presidentit procesi nuk është përmbyllur ende.

Fundi i këtij viti është vendosur nga Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim si afati brenda të cilit Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale. Që kjo gjykatë të jetë e tillë dhe të plotësojë kuorumin për vendimmarrje duhet të ketë të paktën 6 nga 9 anëtarë që parashikohet në Kushtetutë.

Kjo do të thotë se për të ngritur këtë trupë do të mjaftojë vetëm plotësimi i një nga dy vakancave që janë hapur nga ana e Presidencës, ndërkohë që vakancat e tjera i takojnë Gjykatës së Lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë