Në raundin e 29 të Serie A, Atalanta dhe Inter diskutojnë gjithçka për titullin në Apenine. Skuadra e Gasperini-t vjen pas shkatërrimit që i bëri Juventus-it, 0-4 dhe kërkon ta vazhdojë momentum-in për kapjen e miqve.
Inter ka nevojë gjithashtu për 3 pikë që të konfirmojë kryesimin dhe banda e Simone Inzaghi-t vjen pas eliminimit të Feyenoord në Champions League ku do të ndeshet me Bayern Munich në ¼ finale. Inter nuk mund të lejojë një hap fals pasi Napoli është vetëm një pikë pas ndaj sfida kundër “Orobici” ka një rëndësi fondamentale.
Gasperini pritet të luajë me 3 mbrojtës përpara Carnesecchi-t me Gjimshitin, Kolasinac dhe Hien. Krahët pritet të jenë Zappacosta dhe Bellanova ndërsa në mesfushë kandidatë janë Ederson dhe De Roon.
Në sulm Pasalic, Lookman dhe Retegui do të provojnë të dëmtojnë si zakonisht. Inzaghi konfirmon Sommer që do të ketë gjithashtu 3 mbrojtës si Bastoni, Acerbi dhe Pavard.
Në mesfushë Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan do mbështeten nga krahët Dumfries dhe Carlos Augusto për shkak të dëmtimit të Dimarco-s. Binomi i sulmit do të jetë Thuram dhe Lautaro Martinez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.