Futboll

Betejë kundër M.Sitit në Angli, 19 klube duan zbritjen nga kategoria

Gazeta Si – Drejtuesit e kampionatit anglez janë mbledhur për të diskutuar për shkeljet e bëra nga Mançester Siti. Menjëherë ka shpërthyer debati, klubet kërkojnë një dënim ekzemplar për ‘qytetarët’.

Mançester Siti ka trazuar të ardhmen e Premier Ligës. Klubi në fjalë akuzohet se ka bërë veprime të paqarta në bilanc, duke shkelur një sërë rregullash. Në këtë situatë, drejtuesit e kampionatit janë mblehdur me përfaqësuesit e 20 klubeve për të diskutuar për të ardhmen. Mes tyre dominon pakënaqësia për çfarë ka bërë Siti, që kërkon të mbrohet nga akuzat.

Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit. Gazeta Si, 10 2023

Kërkesat e 19 klubeve të tjera janë për një dënim shembullor të Sitit, konkretisht për zbritjen një kategori më poshtë. Zëri është i përbashkët dhe kompakt kundër Mançester Sitit. Nëse shkeljet financiare konfirmohen, ndëshkimi mund të mos jetë vetëm rënia në Championship, por disa kategori më poshtë.

Argumenti është delikat, sepse ka të bëjë me të ardhmen e Premier Ligës. Dsikutimet kanë qenë të shumta. Ka pasur opinione të ndryshme, sipas ‘Independent’, por është e qartë se kundër mënyrës si ka vepruar Siti është ngritur një mur kompakt.

Shqetësimi ka të bëjë edhe me imazhin e produktit të Premier Ligës jashtë saj. Drejtuesit duan që të kenë një kampionat të pastër, ndërsa 19 klubet sapo kanë nisur betejën procedurilale kundër Sitit. Ndëshkimet e parashikuara do të ishin të rënda. Ka nga ata që mjaftohen me heqje pikësh, por shumica kërkon përjashtimin e ‘qytetarëve’ nga të gjitha kampionatet.

Në këtë rast, ‘City Group’ duhet të riniset nga baza e piramidës së futbollit anglez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë