Ne rrjet

Beteja SHBA-Rusi zhvendoset nga Lindja e Mesme në Mesdhe

Zbulim i fushave detare që përmbajnë 5-8 trilionë kub gaz në Qipro ka vënë në lëvizje Turqinë, Rusinë, Greqinë dhe SHBA-në. Ky zbulim duket se ka ndryshuar ekuilibrat strategjike në Mesdheun Lindor, duke e zhvendosur betejën Rusi-SHBA nga Lindja e Mesme në rajon.

Në mars, Qipro, Greqia dhe Izraeli nënshkruan një deklaratë trepalëshe që, përveç të tjerave, do të rrisë bashkëpunimin për sigurinë rajonale, do të përqendrohej në pavarësinë e energjisë dhe do të punojë në një projekt për të transportuar gazin natyror nga Mesdheu Lindor në Evropë, duke zvogëluar kështu varësinë nga gazi rus. Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo e quajti marrëveshjen "jashtëzakonisht të rëndësishme", duke sinjalizuar se lufta midis Amerikës dhe Rusisë në Lindjen e Mesme tani po përhapet në Detin Mesdhe.

Kjo betejë gjeopolitike nisi kur Uashingtoni ofroi mbështetje të plotë për këtë tubacionin dhe premtoi bashkëpunim më të madh në fushën e sigurisë me Athinën, Nikozinë dhe Tel Aviviv. Në qershor, Senati amerikan hoqi embargon dhjetëvjeçare ndaj armëve me Qipron. Si kundërpërgjigje, Moska ka kërkuar bashkëpunimit midis kompanive ruse dhe Turqisë në fushat e gazit të Mesdheut Lindor.

Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias me Sekretarin Amerikan të Shtetit Mike Pompeo të Mërkurën. Gazeta Si, 19 gusht 2019

Shumica e ekspertëve janë dakord se ndërtimi i këtij tubacioni mes Izraelit, Greqisë dhe Qipros, i njohur si Gazsjellësit Lindor, është një projekt tejet i vështirë për t’u realizuar. Kostoja është rreth 7 miliardë dollarë dhe Qiproja, Greqia dhe Izraeli nuk mund të shpresojnë t’i kompensojnë këto shpenzime përmes shitjes së gazit në Evropë, pasi ato nuk mund të konkurrojnë me Rusinë në çmim. Por përplasjet mes Qipros dhe Turqisë për pronësinë e fushave të gazit i bën kompanitë të hezitojnë të përfshihen.

Depozita e madhe e naftës e gjetur në “Glafkos” është konsideruar nga shumë ekspertë jo vetëm si të element që do ndryshojë jo hartën energjetike të rajonit, por edhe pozicionet e të gjitha palëve për të ardhmen e Qipros. Parcela nuk është në zonën kontinentale turke, por Ankaraja shprehet se pasuria natyrore e Qipros duhet të ndahet midis turqve dhe grekëve të ishullit dhe se kjo duhet të ndodhë pas zgjidhjes së problemit të Qipros.

Por mbështetja entuziaste e Amerikës më shumë sesa me ndërtimin e tubacionit ka të bëjë për një riorganizim të aleancave, duke ushtruar më shumë ndikim në Mesdhe.

Në mars, Pompeo paralajmëroi se "fuqitë revizioniste si Irani dhe Rusia janë duke u përpjekur të kontrollojnë Europën nëpërmjet furnizimit me gaz." Për SHBA-në, shtoi ai, Izraeli, Qipro dhe Greqia janë partnerë kryesorë për sigurinë dhe prosperitetin e Mesdheut. Sipas Uashingtonit,ndërtimi i këtij gazsjellësi vjen si një kundërveprimi ndaj ndërhyrjes dhe ndikimit të Federatës Ruse në Mesdheun Lindor ".

Qipro, Gazeta Si , 19 gusht 2019

SHBA tashmë është duke u përpjekur të kufizojë furnizimin e gazit rus në Evropë duke kërcënuar me sanksione kompanitë evropiane që marrin pjesë në zhvillimin e tubacionit Nord Stream 2, i cili do të transportonte gazin nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik. Dhe tani Uashingtoni po përpiqet të marrë nën sferën e ndikimit amerikan edhe Greqinë dhe Qipron,të cilat kanë lidhje të thella dhe të gjata me Rusinë.

Projekt-ligji i propozuar është i mbushur me stimuj, të tilla si miliona dollarë ndihmë ushtarake për të dy vendet dhe heqjen e embargos së armëve për Qipron. Në “shenjë falënderimi” Greqia dhe Qiproja do të prishin një marrëveshje të vitit 2015 që lejon anijet ushtarake ruse të hyjnë në portet qipriote. SHBA aktualisht ka një bazë ushtarake në Gjirin Souda në Kretë, por dëshiron të zgjerojë praninë e saj në territorin grek.

Rusia, ndërkohë, ka qenë duke forcuar miqësitë e saj gjeopolitike, duke forcuar marrëdhëniet me Turqinë përmes një gazsjellësi tjetër, të quajtur “Turkstream”, i cli që do të sjellë gaz natyror nga Rusia në Turqi dhe në Evropën Jugore.

Por beteja midis Rusisë dhe Amerikës shkon përtej tokës, detit, tubacioneve dhe marrëveshjeve ushtarake; ajo gjithashtu përfshin Kishën Ortodokse. Historikisht, kisha ka lidhur Greqinë dhe Qipron me Rusinë, por kohët e fundit ata kanë treguar një zhvendosje të veçantë drejt SHBA.

Në janar, Patriarku Bartholomeu i Kostandinopojës, udhëheqësi shpirtëror i 300 milion të krishterëve ortodoksë në botë, njohu Kishën Ortodokse të Ukrainës, e cila u shkëput nga Moska vitin e kaluar. Kjo e fundit dënoi me ngulm lëvizjen dhe shkurtoi menjëherë lidhjet me Patriarkun e Kostandinopojës. Dhe ndërkohë që kisha ortodokse në Qipro vendosi njohjen e kishës ukrainase, Kisha Ortodokse në Greqi nuk ka marrë ende një vendim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë