Shkencë

Beteja kundër viruseve nis dhe mbyllet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes

Një grup shkencëtarësh italianë dhe amerikanë thanë se në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kanë zbuluar një ndryshim që mund të jetë vendimtar midis personave që zhvillojnë forma të rënda të Covid-19 dhe atyre që zhvillojnë forma të lehta edhe pse ngarkesa virale është e njëjtë te të dy grupet. Ky ndryshim vihet re në molekula të veçanta, ato të interferonit(një lëndë, me të cilën natyra i pajisi qeniet e gjalla kundër infeksioneve virale).
Studimi tregon se nivelet e ulëta në rrugët e sipërme të frymëmarrjes nuk janë të mjaftueshme për tu mbrojtur nga virusi. Është parë se niveli i ulët i interferonit në rrugët e sipërme të frymëmarrjes tek këta të sëmurë, ka rezultuar me komplikancione të rënda.
Studimi, i botuar në revistën “Cell”, është rezultat i bashkëpunimit midis Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë të Universitetit Vita-Salute San Raffaele të Milanos dhe Divizionit të Imunologjisë të Spitalit Pediatrik të Bostonit, Universiteti i Harvardit. Studiuesit kanë dallimet molekulare midis infeksioneve nga SARS-CoV-2 me forma të rënda dhe të lehta, duke identifikuar një element të rëndësishëm në përgjigjen e interferonit në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
“Ne zbuluam se nivelet e larta të tipit III dhe në një masë më të vogël interferoni i tipit I, karakterizojnë rrugët e sipërme të frymëmarrjes të pacientëve me rrezik të ulët, në format e lehta, por me ngarkesë të lartë virale. Me fjalë të tjera, prania e virusit stimulon një përgjigje që vepron jo vetëm si një stimulues për përgjigje imunitare, por edhe për një kontroll efektiv të virusit në këtë nivel,” shpjegon Nicasio Mancini, Drejtor i Shkollës së Specializimit në Mikrobiologji dhe Virologji të Universitetit Vita-Salute San Raffaele.
Ndërsa Massimo Clement, një imunolog në Universitetin e Harvardit tha se është vërejtur një përgjigje më pak efektive në personat e moshuar që kemi studiuar, mund të çojë në një përfshirje masive të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes.
“Interferonet edhe pse të pranishëm, nuk janë më në gjendje të kontrollojnë infeksionin,” vazhdon eksperti, i cili koordinoi grupin e Laboratorit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë të universitetit milanez,
Këto të dhëna, theksojnë më tej se si interferonët luajnë role të kundërta në zona të ndryshme anatomike të aparatit respirator. Prodhimi efikas në rrugët e sipërme të frymëmarrjes mund të çojë në një eliminim më të shpejtë të virusit dhe të kufizojë përhapjen e tij në rrugët e poshtme të frymëmarrjes.

Sidoqoftë, kur virusi i shpëton kontrollit imunitar në rrugët e sipërme, edhe pse prodhimi i interferonit është i bollshëm në rrugët e poshtme, ai jo vetëm që nuk është në gjendje të kufizojë virusin në mënyrë efektive, por kontribuon në stuhinë e citokinës që shkaktojnë dëmtimin tipik të indeve për pacientët me Covid-19 të formave të rënda.
Pacientët me forma të rënda tregojnë përgjigje të ulët të interferonit në rrugët e sipërme, ndërsa një prodhim shumë i lartë dhe i zgjatur i interferoneve në indin pulmonar është përshkruar tek pacientët me prognozë të keqe. Studiuesit analizuan mënyrën dhe nivelin e shprehjes së interferoneve dhe transkriptimet e tyre në mostrat nga trakti i sipërm dhe i poshtëm i rrugëve të frymëmarrjes, i subjekteve me forma të ndryshme klinike të Covid-19.

“Ky konkluzion, ofron disa konfirmime të motivuara dhe të rëndësishme në praktikën klinike me pacientët Covid-19. Pacientë të moshave të reja me ngarkesë virale të lartë përgjigjen në mënyrë efikase duke kontrolluar simptomatologjinë dhe pa prekur rrugët e poshtme të frymëmarrjes. Ky rezultat siguron një indikacion deri para disa vitesh të paimagjinueshëm mbi rëndësinë e imunitetit jo specifik në ecurinë e një sëmundje virale,”shton Celmeti./Cell/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë