Futboll

Beteja e të humburve në ‘San Mames’

Nga Gazeta Si – Si Athletic Bilbao ashtu edhe Atletico Madrid do të kërkojnë të rikthehen pas humbjeve sot në mbrëmje.

Athletic pësoi një humbje 3-0 në shtëpi ndaj Real Madrid të mërkurën, ndërsa Atletico pa t’i ndërpritej seria e fitoreve nga Barcelona, kur u mund 3-1 nga kampionët në fuqi të La Liga-s.

Nuk mund të mohohet fakti se ka qenë një sezon zhgënjyes për Athletic, e cila renditet në vendin e 8 në La Liga, me 20 pikë në 15 ndeshje.

Luanët janë 11 pikë prapa Atletico-s së vendit të 4 dhe kanë hasur probleme edhe në Champions League, duke u pozicionuar në vendin e 27-të në renditjen e përgjithshme.

Ata kanë vetëm 4 pikë nga 5 ndeshje, ndërsa dëmtimet kanë qënë të pranishëm gjatë muajve të parë të sezonit.

Athletic ka marrë 13 pikë nga 8 ndeshjet e saj në shtëpi dhe pret Atletico-n që ka vetëm dy fitore në transferta, duke shënuar 8 gola në 7 ndeshje larg “Wanda Metropolitano-s”.

Baskët janë përballur me Atletico-n 210 herë më parë, duke regjistruar 79 fitore, 96 humbje dhe 35 barazime – 3 përballjet e fundit mes tyre janë fituar nga Atletico.

Madrilenët kanë humbur për herë të fundit ndaj Athletic në La Liga, Dhjetorin e vitit 2023. Atletico është 5 pikë pas Real Madrid në vendin e dytë dhe 1 pikë pas Villarreal-it në të 3, kështu që gara në krye të tabelës mbetet shumë e ngushtë ndërsa afrohen pushimet dimërore.

Skuadra e Simeones do të synojë të mbyllë vitin 2025 me fitore në kampionat ndaj Athletic, Valencia dhe Girona-s, ndërsa gjithashtu i pret një sfidë në Champions League kundër PSV Eindhoven, në transfertë më 9 Dhjetor.

Atletico ka qenë sërish e fortë në shtëpi këtë sezon, por ka pasur mungesë frymëzimi në transfertë, ndaj përballja e së shtunës në “San Mames” pritet të jetë një duel interesant mes dy skuadrave që nuk po kalojnë një moment të mirë.

Athletic: Simon; Lekue, Vivian, Laporte, Boiro; Ruiz de Galarreta, Jauregizar; Berenguer, Sancet, N Williams; Guruzeta
Trainer: Ernesto Valverde

Atletico Madrid: Oblak; Molina, Gimenez, Lenglet, Hancko; Simeone, Koke, Barrios, Gallagher; Sorloth, Alvarez
Trainer: Diego Simeone


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë