Futboll

Besnik Hasi lakohet si kandidat për të marrë drejtimin e Kosovës

Gazeta Si – Jo vetëm Shqipëria, edhe Kosova ka gjasa të ndërrojë trajner pas këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Shtypi kosovar bën me dije se francezi Alen Zhires nuk ka bindur dhe se vendin e tij pritet të zërë Besnik Hasi.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet si njeriu i duhur për të marrë drejtimin e ‘Dardanëve’. Hasi ka një përvojë të konsiderueshme në trajning në arenën ndërkombëtare. Ai ka drejtuar Anderlehtin në Belgjikë, Legian e Varshavës në Poloni dhe Olimpiakosin në Greqi. Po ashtu, ka drejtuar edhe në Arabi.

Besnik Hasi. Gazeta Si, 26 shtator 2022

Tashmë duket se ka ardhur momenti që 50-vjeçari gjakovar të marrë drejtimin e Kosovës. Emri i Hasit më parë ka dalë edhe si kandidat për stolin e Shqipërisë, por në asnjë rast nuk ka ndodhur kjo gjë.

Kosova nuk ka bërë paraqitje të mira kohët e fundit, duke zhgënjyer në lojë dhe rezultate. Pas Shalande dhe Zhires, pritet që stolin e saj ta marrë një trajner shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë