Futboll

Besnik Hasi kthehet në shtëpi

Klubi më i suksesshëm në Belgjië, Anderlecht shkarkoi trainerin David Hubert dhe e zëvendësoi me Besnik Hasi-n deri në fund të sezonit. Ky vendim erdhi pasi futbolli belg do ta vazhdojë sezonin në fazën playoff. Anderlecht e mbylli sezonin e rregullt në vendin e katërt. 53 vjeçari shqiptar Hasi që punoi më herët në Poloni, Greqi dhe Arabinë Saudite, kthehet te Anderlecht një dekadë pasi e udhëhoqi klubin në  titullin e fituar në vitin 2014.

Anderlecht kur festonte titullin e 34 në histori

Gjithashtu ai ka qënë pjesë e skuadrës së Brukselit edhe si lojtar. Ish lojtari i Kombëtares shqiptare u shpreh i lumtur për emërimin dhe tha se – “e njeh klubin dhe pritshmëritë që kanë drejtuesit prej tij”. Titullin e 34 dhe të fundit në rradhë, Anderlecht e fitoi në vitin 2017.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë