Sot data shënon 25 dhjetor, një nga ditët më të rëndësishme në besimin e krishterë, dita e lindjes së Jezu Krishtit.
Por, besimtarët ortodoksë dhe katolikë në Shqipëri këto Krishtlindje i kanë gjetur ndryshe nga herët e tjera, për shkak të pandemisë.
Besimtarët ortodoksë sot kremtojnë një nga ditët e tyre më të rëndësishme siç është dita e ngjalljes së Krishtit dhe katedralja ”Ngjallja e Krishtit” në Tiranë ka mbajtur sot një meshë me numër të kufizuar pjesëmarrësish për Krishtlindje.
Ndërkohë, ditën e djeshme është mbajtur vetëm një meshë në Katedralen e ”Shën Palit” me një numër të caktuar besimtarësh pjesëmarrës, duke respektuar protokollet e sigurisë.
Nga ana tjetër, Kryepeshkopi Anastas bëri thirrje që mos ketë pjesëmarrje masive për këto Krishtlindje dhe madje as të festohet gjerësisht familjarisht e me miq për shkak të përhapjes së COVID-19.
E njëjta situatë paraqitet në të gjithë botën, madje vende të cilat janë me popullsi shumicë të krishterë kanë marrë masa të forta që mos lejojnë grumbullimet apo mbledhjet masive familjare për Krishtlindje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




