Besimtarët myslimanë festojnë këtë të premte Fitër Bajramin, duke përmbyllur muajin e Ramazanit. Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” për të kryer faljen e namazit.

Në mesazhin e tij, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu tha se lutjet shkojnë për njerëzit që vuajnë në zonat e konfliktit.
“Konfliktet, luftërat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm”, tha Spahiu, duke shtuar se ka familje që sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj lutjeje, e kësaj dite por dhimbjen e humbjes dhe pasigurinë e së nesërmes.
“Ne këtë ditë të bekuar lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi”, u shpreh Spahiu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje