Sociale

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas një muaji agjërimi e sakrificash, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe besimtarët të shumtë u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” për faljen e Namazit

Ceremonia nisi në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, e më pas vijoi me faljen e madhe në shesh.

Kreu i Komunitetit Mysliman, në fjalën e tij uroi të gjithë besimtarët anembanë dhe gjithashtu që “Zoti t’u ketë pranuar agjërimin dhe t’i ndihmojë në përballimin e sfidave të jetës”.

Edhe Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar besimtarët myslimanë.

Festimet zyrtare vijojnë me pritjet tradicionale që organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë