Ka ndodhur

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

Besimtarët myslimanë kryen faljen e Namazit të Fitër Bajramit në Sheshin Skënderbej, që përmbyll Muajin e Madhërishëm të Ramazanit, muaji i sakrificës, solidarizimit dhe paqes.

Pas 30 ditëve agjërim besimtarët kanë përmbyllur këtë muaj të begatë me urimin për më shumë paqe, mirësi, begati dhe mëshirë nga Zoti.

Në Tiranë, kremtimet nisën me leximin e Kuranit nga imami i xhamisë së Ethem Beut.

Për besimtarët myslimanë, festa e Fitër Bajramit është lehtësimi i shpirtit, kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Zotit, Mëshiruesit Fuqiplotë.

Në mesazhin pararendës të festës, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, teksa ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë shprehet se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për adhurimin e Zotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë