Ngjarje

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë Pashkën

Nga Gazeta ‘SI’ – Mijëra besimtarë të krishterë në mbarë vendin kremtojnë festën e Pashkës, ringjalljen e Jezu Krishtit.

Meshat u mbajtën mbrëmjen e djeshme në të gjitha kishat ortodokse dhe ato katolike të vendit. Në kryeqytet, meshat u mbajtën në Katedralen Katolike të “Shën Palit” dhe në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Në lutjen e tij përpara besimtarëve, Imzot Arjan Dodaj përcolli mesazhet e paqes.

Kremtimi u zhvillua me një meshë të drejtuar nga Kryepeshkopu u ri Imzot Joani, në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Në mesazhin e tij, Krypeshkopi Joan tha se dashuria është më e fortë se urrejtja dhe se shpresa jonë në Krisht është më e fortë se dëshpërimi. 

Besimtarët ortodoksë, sipas traditës, morën dritën e qirinjve pas përfundimit të meshës për ta çuar atë në shtëpitë e tyre.

Festimet do të vijojnë edhe sot. Kjo është festa me e rëndësishme e kalendarit të besimtarëve katolikë e ortodoksë që këtë vit e kremtojnë në një ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë