Ngjarje

Besimtarët festojnë të premten Fitër Bajramin, KMSH: Le të jetë kjo ditë një moment bashkimi

Nga Gazeta Si- Sot është dita e fundit e agjërimit për besimtarët myslimanë ndërsa ditën e nesërme do të kremtohet muaji i shenjtë i Ramazanit me festën e Fitër Bajramit.

Besimtarët do të mblidhen për faljen e madhe nesër në orën 06:30 në sheshin ‘Skënderbej’ teksa ceremonia do të nisë me leximin e Kuranit dhe ligjëratën.

Një urim për të gjithë besimtarët ka ardhur nga kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, ku tha se përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira, besimtarët forcuan besimin dhe ndenjën e solidaritetit me njëri-tjetrin.

“Fitër Bajrami është festa që na kujton vlerat më të mëdha njerëzore, mëshirën, dashurinë dhe faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë. Le të jetë kjo ditë një moment gëzimi dhe bashkimi për çdo familje shqiptare. Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjen tuaj, ju dhëntë paqe dhe begati në familjen tuaj”, tha kreu i KMSH Bujar Spahiu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë