Ngjarje

Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit në katedralen e Shën Palit. Urime për më shumë paqe (foto)

Nga Gazeta ‘Si’-Besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar. Në kryeqytet mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit.

Mesha nisi në orën 23:00(24 dhjetor) dhe vijoi deri në mesnatë. Ajo u ndoq nga qindra besimtarë.

Mesha, shënon kulmin e festës, ndërsa sot më 25 Dhjetor, besimtarët shtrojnë drekën tradicionale në familjet e tyre.

Kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj i cili drejtoi meshën për besimtarët katolikë përcolli mesazhin për më shumë dashuri dhe paqe.

Mesazhe paqeje dhe bujarie përcollën edhe besimtarët për njëri-tjetrin në këtë ditë të shënuar.

Pamje nga Katedralja e Shen Palit

Gjithashtu edhe në Katedralen e Shkodrës, qindra besimtarë po kremtojnë Vigjiljen e Krishtlindjeve. Mesha e shenjtë është kremtuar nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër – Pult, Monsinjor Angelo Massafra i cili gjatë fjalës së tij u ndal tek rëndësuia që kjo festë ka për të gjithë besimtarët, natë në të cilën drita fiton mbi errësirën.

Ndërkohë, më herët Ipeshkovi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, përmes një videomesazhi urimin për Krishtlindje ia përcolli grave dhe vajzave të dhunuara.

“Urimi im në këtë Krishtlindje është për ju, të dashura vajza dhe gra. Ne ju falemi për butësinë që i sillni botës! Ju jeni të bekuara mbi të gjitha krijesat dhe e bekuar është çdo buzëqeshje e juaja. Uroj t’ju shoh gjithmonë të qeshura e të gëzuara në zemër! Përshumot Krishtlindja!”tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë