Futboll

Beshiktashi vë në shënjestër sulmuesin Xhakomo Vrioni

Gazeta Si – Xhakomo Vrioni, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, mund të transferohet në Turqi. Lojtarin kuqezi e kërkon një nga klubet më të mëdha të futbollit turk, Beshiktashi.

Lajmi është bërë i ditur nga shtypi sportiv turk. Për momentin është vetëm një dëshirë e këtij ekipi dhe mbetet të shihen zhvillimet e mëtejshme.

Vrioni me fanellën e Juventusit. Gazeta Si, 16 maj 2022

Beshiktashi po kërkon sulmues dhe në krye të listës së trajnerit Valerien Ismael është Sorloth i Real Sociedadit. Pas tij vjen Vrioni. Për Sorloth duket i vështirë transferimi në Turqi dhe me shumë mundësi Beshiktashi do të fokusohet te futbollisti shqiptar.

Forma e mirë që ka treguar në kampionatin austriak, por mbi të gjitha 16 golat e shënuar, e kanë vënë në vitrinë sulmuesin e ri. Vrioni është në pronësi të Juventusit dhe këtë sezon u huazua te Tiroli.

Futbollisti shqiptar ka pasur një aktivizim të rregullt dhe ka qenë protagonist absolut në Austri. Shtypi sportiv austriak, por edhe ai italian, i kanë kushtuar shpesh vëmendje shpërthimit të sulmuesit kuqezi.

Vrioni është grumbulluar së fundi edhe nga trajneri Edi Reja. Gjasat janë që trajneri italian i Kombëtares ta ketë në listë edhe për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit dhe Islandës.

Fatin e lojtarit shqiptar tani e ka në dorë Juventusi. Për momentin nuk, nuk janë zbuluar shifra të ofertës së klubit turk të Beshiktashit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë