Futboll

Besart Berisha kthehet në Australi, te Melbourne Victory

Nga Gazeta Si – Melbourne Victory në Australi njoftoi emërimin e ikonës dardane të klubit, Besart Berisha në rolin e trainerit të Akademisë sezonin e ri.

Bashkë me Berishën, portieri legjendar i Melbourne Victory, Mitch Langerak do të jetë trainer i portierëve në Akademi.

Dardani Berisha është një nga sulmuesit më të suksesshëm në historinë e A-League dhe e merr detyrën e re pas marrjes së Liçensës UEFA Pro në Tiranë.

Ai e zhvilloi karrierën e tij si futbollist në 3 kontinente. Evrope, Azi dhe Australi. Besart Berisha luajti 133 ndeshje te Melbourne Victory, ku shënoi 81 gola. Ai fitoi 2 “Championship”, 1 “Premiership” dhe 1 “Australia Cup” në periudhën 2014-2018.

Drejtori i Futbollit te Melbourne Victory, John Didulica i quajti dy emërimet si një hap përpara drejt suksesit afatgjatë, jo vetëm në elitë por edhe në identitetin e klubit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë