Nga Gazeta 'SI' - Në një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përfaqësuesit e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, deklaruan se politika e kujdesshme monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë si dhe regjimi i lirë i kursit të këmbimit, i kanë mundësuar Shqipërisë të ketë një ndër performancat më të mira ekonomike në rajon.
Ndër të tjera, përfaqësuesit e BERZH theksuan rëndësinë që një bankë qendrore profesionale, e përgjegjshme dhe e pavarur, ka për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Po ashtu, ata inkurajuan aktorët vendorë që, duke u nisur nga perspektiva konkrete e anëtarësimit në Bashkimin Europian, të fokusohen në përshpejtimin e agjendës të reformave strukturore në vend.
Guvernatori i njohu përfaqësuesit e BERZH me masat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë për digjitalizimin e sistemit të pagesave dhe aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në zonën SEPA, si një hap i rëndësishëm në rrugëtimin drejt BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.