Para

BERZH miraton 100 milionë euro për Agjencinë e Depozitave në Shqipëri

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka njoftuar miratimin e një kreditimi prej 100 milionë euro për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave në Shqipëri.

Kjo kredi do të jetë e vlefshme për 2 vite dhe do të garantohet nga vetë qeveria e Shqipërisë. Agjencia e Depozitave do të mundet të tërheqë kredi në kushtet e përcaktuara për disponimin e fondeve, kryerjes së pagesave dhe transfertave në depozitat e siguruara në përputhje me ligjin.

Financimi nga BERZH synon rritjen e cilësisë së shërbimeve depozituese dhe të rrisë besueshmërinë e qytetarëve në sektorin bankar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë